I zhdukur prej 1 nëntorit, familjarët të alarmuar kthehen nga SHBA për të kërkuar 28-vjeçarin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 12:57 | Kronikë
I zhdukur prej 1 nëntorit, familjarët të alarmuar kthehen nga

Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur në mënyrë të mistershme prej gati 20 ditësh. Sherif Mukaj, nga fshati Starje i Bashkisë Kolonjë, është parë për herë të fundit më 1 nëntor.

A2 CNN ka mësuar se përpara se të zhdukej, Mukaj ka lënë makinën dhe sendet personale si kartën e identitetit dhe një telefon.

Familjarët e alarmuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara, thonë se djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej. Të shqetësuar, atë kanë ardhur në Shqipëri për ta kërkuar. Sipas tyre, rastin e kanë denoncuar në polici, por deri në këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit të tyre. Ata thonë se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të djalit të tyre.

Policia ka marrë sendet personale dhe telefonin e Mukajt dhe ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos