
Nuk largohet dimri nga Shqipëria. Vijojnë reshjet e pakta të shiut dhe borës deri të mërkurën, kur reshjet e pakta tërhiqen në skajin jugor.
Temperaturat deri të mërkurën do të luhaten nga -4°C gjatë mëngjesit në zonat malore, deri 11-12°C maksimumi në mesditë.
Pas të mërkurës, do të ketë mot të kthjellët, por do të vijojë rënia e ndjeshme e temperaturave, duke rikthyer kushte tipike të dimrit me ngrica të theksuara në vend.
Një ndryshim i tablosë së motit pritet të vijë vetëm në gjysmën e dytë të marsit, nëpërmjet një kalimi të ngadaltë drejt pranverës. (A2 Televizion)