Protesta në Tiranë, Rama takon fermerët në Durrës: Duhet të bashkoheni

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 11:17 | Politikë
Protesta në Tiranë, Rama takon fermerët në Durrës:

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” është duke u mbajtur protesta e radhës për rritjen e çmimeve, kryeministri Rama ka udhëtuar në Katund të Ri, në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me fermerët e zonës.

Rama u shpreh se bujqësia sot nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vjetësh. Kryeministri u bëri thirrje fermerëve që të bashkohen për të rritur fitimet.

https://a2news.com/2022/03/19/rama-kane-ndaluar-ndertimet-po-bejme-ate-qe-se-ka-bere-askush/

“Patjetër që bujqësia ka problemet e veta. Patjetër që për fermerët nuk është e thjeshtë. Kemi të hapur sfidën e mentalitetit, e cila na shumë zona na pengon të shkojmë përpara. E mentalitetit të qenit të ndarë, e secili për vete, në bujqësi është e pamundur të shkohet larg duke menduar secili për vete. Duhet një bashkim me vullnet të lirë, ku secili ka tokën e tij, por të gjithë së bashku koordinojnë forcat se çfarë do të mbjellin dhe shesin së bashku”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos