Rama: Kanë ndaluar ndërtimet. Po bëjmë atë që s’e ka bërë askush

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 11:25 | Politikë
Rama: Kanë ndaluar ndërtimet. Po bëjmë atë që

Nga Katundi i Ri në Durrës, ku është takuar me fermerët për të folur për rritjen e çmimeve, kryeministri Rama u shpreh se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.

"Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma. Pash që Franca ka bërë një kompensim, por jo të plotë. Ne po bëjmë kompensimin e plotë të faturës së energjisë. Ne sot jemi në mars dhe të gjitha problemet i kemi përpara. Kjo do të thotë se do të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë te ju. Jam dakord që janë rritur kostot, por kjo ka ardhur si pasojë e krizës së përgjithshme".

https://a2news.com/2022/03/19/protesta-ne-tirane-rama-takon-fermeret-ne-durres-duhet-te-bashkoheni/

Ndërkohë, ai theksoi se kriza është duke prekur rëndë sektorin e ndërtimit, për të cilin Rama tha se tashmë ka ndaluar. “Kanë ndaluar ndërtimet sepse hekuri është rritur 3-fish sepse kontrata tona me ndërtuesit për Llogaranë, janë me çmimin e hekurit 3 herë më pak. Për të vazhduar, ata na thonë se nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën sepse falimentojmë. Çfarë duhet të bëjmë ne? Të shtojmë financat apo të presim?” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/19/nuk-me-rrihet-pa-shkuar-andej-ketej-rama-do-ta-paguaj-nga-xhepi-naften/

A2 CNN Livestream

Latest Videos