“Nuk mund të jemi garniturë”, Spaho: PS-ja do ta zgjedhë Presidentin siç e do vetë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 20:30 | Politikë
“Nuk mund të jemi garniturë”, Spaho: PS-ja do ta

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Komisoni i Rithemelimit nuk do të bëhet “garniturë” në procesin e përzgjedhjes së Presidentit të ri.

“Partia Socialiste i ka votat, do ta zgjedhë Presidentin sipas planit që ka përcaktuar. Po ajo fytyrë e qeverisë së Edi Ramës do të jetë edhe në Presidencë. Ne nuk mund të jemi garniturë për të zgjedhur atë që do Edi Rama. Nëse do të dëshironte ta zgjidhte Presidentin nga kandidaturat e opozitës, do të kishim tjetër qëndrim. Mazhoranca kërkon të zgjedhë atë që do vetë, por do edhe të ketë një “konsensus” që në realitet nuk ekziston”, tha Spaho.

Më tej, Spaho shtoi: “Alibeaj të mos merret me zgjedhjen e Presidentit, por në respekt të sakrificave të demokratëve të tërheqë padinë që ka bërë në Gjykatën e Apelit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos