Platforma e Alibeaj, Spaho: Nuk i shërben bashkimit, por përçarjes dhe linjës së Bashës në PD

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 20:21 | Politikë
Platforma e Alibeaj, Spaho: Nuk i shërben bashkimit, por

Platforma e Alibeajt nuk i shërben bashkimit, por synohet përçarja dhe konflikti në PD. Kështu u shpreh deputeti Edmond Spaho në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN. Sipas Spahos këto propozime i shërbejnë linjës së Bashës dhe Ramës për ta dobësuar opozitën dhe nuk përmbajnë shkakun e krizës në parti. Ai hodhi dyshime për firmosjen e dokumentit nga deputetët demokratë dhe tha se më shumë është dakordësi në parim.

“Dokumenti nuk i shërben bashkimit. Alibeaj nuk duhet të marrë atribute të tilla se ai është autori i kërkesës për hedhjen poshtë të gjykatës për njohjen e Komisionit të Rithemelimit. Atje vetëm për bashkim nuk flitet. Synohet të mbahet gjallë konflikti, përçarja dhe në tërësi propozimi i Alibeajt i shërben linjës së Bashës dhe Ramës, se Rama është i interesuar që opozita të jetë e përçarë dhe sa më e dobët. Ky nuk është qëndrimi i parë i Alibeajt në favor të Bashës. Ka kapërcyer edhe kompetencat duke u hequr si kryetar i komanduar. Propozimet nuk përmbajnë shkakun që PS është në krizë, që është 9 shtatori. Një numër kolegësh nuk janë dakord me përmbajtjen, se nuk është kjo ajo që ka nevojë PD. Dyshoj që vërtet është firmosur dokumenti. Më shumë do të shikoja si rënie apo dakordësi në parim. Ditët e ardhshme do ta tregojnë qartë. Nuk e shoh si zgjidhje të problemeve të PD. Autorët e asaj platforme nuk duan të kuptojnë shkakun e krizës që ka hyrë PD”.

Ai e cilësoi të gabuar tentativën që grupi parlamentar të marrë vendime të tilla, pasi sipas Spahos grupi nuk ka autoritet për të marrë vendime të tilla.

“Të përpiqesh të imponohesh do të thotë t’i presësh rrugën debatit dhe gjetjes së një të mesme që mund të përbashkojë të gjithë grupin. Tentativat që bëhen për të nxjerrë grupin parlamentar si vendimmarrës janë të gabuara. Nuk është grupi i PD që vendos, është një pjesë e rëndësishme që bën luftën në parlament, por nuk ka autoritet të marrë vendime të kësaj natyre. Për Berishën ka folur kuvendi i 11 dhjetorit, që shkarkoi të gjithë piramidën duke filluar nga Basha. Dy janë çështjet thelbësore; njëra që ka të bëjë me çështjen Berisha dhe çështja e riorganizimit. Për çështjen Berisha janë shumë nga kolegët që kanë firmosur që janë dakord që Berisha të jetë pjesë e grupit parlamentar. Për çështjen e riorganizimit kjo platformë kërkon të mbajë status quo-në. PD ka 10 muaj që po merret me veten dhe jo me qeverinë është një problem i mprehtë”.

Për Spahon shanset për bashkimin e PD-së nuk janë lehtësisht të arritshme, por janë të mundshme.

“Shansi për bashkim nuk është lehtësisht i arritshëm, do të dojë kohë përpjekje e durim por është i mundshëm për të dy grupet. PD ka harxhuar boll energji për të zgjidhur problemet e brendshme. 6 marsi tregoi edhe shumicën edhe pakicën. Ka ardhur koha të përqendrohemi tek objektivi kryesor që është Rama dhe qeverisja e tij që po e çon vendin në situatë të vështirë sidomos ekonomike e financiare. Deputetët janë të rëndësishëm dhe një trupë politike janë zgjedhur nga vota e demokratëve, por nuk mohojmë rolin e demokratëve dhe votuesve që nuk janë për përjashtimin e Berishës dhe rikthimin e organizimit të PD-së.

Për analistin Aleksandër Çipa platforma e Enkelejd Albeajt nuk ka peshë ekzekutive, ndërsa Kuvendi i 30 prillit sipas tij do të rikthejë debatin dhe do të thellojë ndarjen.

“Po luhet loja e faktit të kryer. Në 30 prill mblidhet kuvendi dhe zgjidhet këshilli do të rikthejë debatin, që do të përjashtojë palën që nuk do të bëhet pjesë e 30 prillit. Duket sikur shumica rikonstituon partinë, po pjesa e mbetur jashtë bën një ndarje të përthelluar me këtë shumicë dhe këtu mbahet status quo-ja e krizës. Pala e Alibeajt duke çuar një platformë te grupi parlamentar nuk ka peshë ekzekutive, ndërsa aspekti tjetër lidhet me apelimin. Kjo pengon procesin e konstituimit të gjithë strukturës”.

Edhe për analistin Ilir Kalemaj platforma e Alibeajt ishte e konsultuar pjesërisht, dhe jo pengon unifikimin e PD-së. Sipas tij edhe Berisha premtoi me foltoren një parti të fortë, të bashkuar e të hapur por nuk ndodhi. Dhe në kushtet, kur nuk mungojnë organizmat e thera të PD, Kalemaj thekson rëndësinë e grupit parlamentar.

“Në 30 prill kemi një proces tjetër ku një nga palët po mundohet të bëjë zgjedhje të njëanshme. Të gjithë flasin për diktaturën në grup por realisht nuk ka ndodhur. Edhe platforma e Alibejat ishte e konsultuar pjesërisht, disa deputetë ose e mohuan ose thanë për platformat e tyre. Kjo po pengon unifikimin e PD. Premtimi i foltores ishte për PD të fortë, të bashkuar e të hapur por nuk po shohim PD të fortë, të bashkuar e të hapur. Kishte shansin Berisha që të ftonte deputetë që dolën kundër Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, të cilët kërkuan dorëheqjen e Bashës por nuk u bë. Duhet të ishin kontaktuar. Në mungesë të organizmave të tjerë të partisë ka rëndësi grupi parlamentar dhe ky grup do të jetë deri në 2025”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos