Dialogu Kosovë-Serbi në duart e SHBA, Grenell: Palët takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 19:43 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi në duart e SHBA, Grenell: Palët takohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë marrë në dorë drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjetjen e një marrëveshjeje finale. I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për negociatat mes dy vendeve konfirmoi një takim me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë mes delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit.

Richard Grenell konfirmoi se palët kanë bërë lëshime për këtë rikthim në tryezën e bisedimeve. “Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht të ndalohet fushata për tërheqjen e njohjeve dhe kërkesa për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, deklaroi ai.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1272566059657117697

Grenell shtoi se çdo gjë do të kthehet siç ishte më përpara nëse secila palë do të dalë e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit. Ai nënvizon se fokusi do të jetë në përparimin dhe rritjen e ekonomive përkatëse.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar lajmin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së duke mirëpritur ftesën për rifillimin e dialogut. Kreu i shtetit thotë se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos