Banorët e kryeqytetit të Irakut patën një mëngjes të pazakontë këtë të martë pasi rrugët e Bagdadit ishin të mbuluara nga bora, për shkak të një vale të ftohti që vinte nga Europa.
Qindra banorë shfrytëzuan mundësinë për të bërë foto, ndërsa më të vegjlit luajtën me topa bore.
Bora zbardhi palmat e Bagdadit dhe gjithashtu dhe tendat e protestuesve kundër qeverisë që janë ngritur prej disa kohësh në sheshin Tahrir.
Reshjet e fundit të borës në Bagdad janë shënuar në vitin 2008, por edhe atëherë ato ishin shumë të paktë dhe pothuajse e shkrirë. Përpara kësaj, ka rreth një shekull që kryeqyteti irakian nuk ka regjistruar flokë bore si ato të së martës. (A2 Televizion)