Numër i lartë i rasteve të reja, Kina drejt një vale të dytë në pandeminë e koronavirusit

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 12:57 | Bota
Numër i lartë i rasteve të reja, Kina drejt një vale të

Kina raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja në 6 javët e fundit. Në 24 orët e fundit u regjistruan 108 të infektuar, ku 98 prej tyre kishin ardhur nga jashtë.

Kjo shton frikën e Pekinit se udhëtarët e prekur nga Covid-19 mund të shkaktojnë një valë të dytë përhapjeje të virusit vdekjeprurës.

Qyteti i Wuhanit, epiqendër e koronavirust, u rihap pas 3 muajsh izolim. Kina raportoi në orët e fundit dhe dy viktima nga pandemia , ndërsa autoritetet i druhen përhapjes së fshehtë nga të infektuarit pa simptoma.

Shifrat janë relativisht të ulëta, megjithatë trendi është në rritje dhe kjo nuk është një shenjë e mirë për Kinën. Për të frenuar një valë të dytë qeveria e Pekinit ka shtuar kontrollet në pikat kufitare, ndërsa po testohen shumica e udhëtarëve që vijnë nga jashtë.

https://a2news.com/2020/01/24/si-e-perballoi-kina-koronavirusin-duke-arrestuar-kedo-qe-fliste-per-te/

Ndërkohë, situatë më e qetë paraqitet në të gjithë kontinentin aziatik, me Korenë e Jugut që raporton shifra të ulëta. Sipas qeverisë së Seulit, 32 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, me një total prej mbi 10 mijë të infektuarish që prej shpërthimit të pandemisë.

I ulët është dhe bilanci i viktimave: 217 persona kanë humbur jetën në Korenë e Jugut nga Covid-19. Ndërkohë, virusi pandemik ka shqetësuar dhe Korenë e Veriut.

https://a2news.com/2020/04/11/kina-shenon-nje-rritje-te-rasteve-me-koronavirus/

Lideri Kim Jong-un zhvilloi një mbledhje me zyrtarët më të lartë për të diskutuar masat kundër Covid-19.

Udhëheqësi i shtetit komunist konfirmoi dhe njëherë se nuk ka asnjë të infektuar dhe për këtë sukses përgëzoi masat strikte të vendosura prej kohësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos