
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, është paraqitur disa ditë më parë në ambientet e SPAK.
Mësohet se Braimllari ka shkuar në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa mësohet se është pyetur për çështjen e lobimit në SHBA, pak ditë më parë.
Marrja në pyetje e Braimllari nga prokurorët e SPAK ka ardhur menjëherë sapo në duart e tyre ka ardhur letërporosia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Numri dy i Partisë së Lirisë është pyetur nga SPAK në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kohë kur dyshohet se ka ndodhur lobimi në fjalë. (A2 Televizion)