Turizëm me traditë dhe bio, ish-arsimtari që po bën të njohur fshatin

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 12:40 | Aktualitet
Turizëm me traditë dhe bio, ish-arsimtari që po bën të

Flamur Shuaipi, i njohur si arsimtar në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, prej pak vitesh është kthyer në një pikë referimi për dhjetëra turistë kryesisht të huaj në fshatin e tij për bujtinën e parë të hapur në atë zonë.

Ai ka shfrytëzuar oborrin dhe banesën e tij, të cilat tashmë janë kthyer në një destinacion. Por çfarë e nxiti ish-arsimtarin, që ndryshe nga bashkëfshatarët e tij t’i futej kësaj sipërmarrjeje? “Shtysa kryesore ishte turizmi i shumtë që kapte zonën tonë nëpërmjet qytetit antik të Antigonesë”.

Me turistë nga vende të ndryshme të botës, Shuaipi ka arritur të kuptojë edhe preferencën e klientëve të tij dhe që natyrisht përbëjnë edhe çelësin e suksesit të biznesit të tij. “Prodhimet e fshatit janë shumë të lakmueshme nga turistët. Ne kemi kultivuar perime dhe fruta nga të gjitha llojet. Na ka favorizuar shumë edhe gatimi tradicional”.

Ish-arsimtari me biznesin e tij familjar ia ka arritur që fshatin Asim Zenel ta bëjë të njohur për turistët, ndërsa u mbetet bashkëfshatarëve të tij që të përmbushin kërkesat në rritje të turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos