Nxori armën në mes të lokalit, kanosi klientët dhe pronarin, arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 19:37 | Kronikë
Nxori armën në mes të lokalit, kanosi klientët dhe pronarin,

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga këtë të martë pasi akuzohet për "Shpërdorim të detyrës" dhe "Kanosje".

Bëhet e ditur se në pranga është vënë inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, 44-vjeçari rezulton se rreth orës 12:10 është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën "Elez Isufi" në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se D.K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkoolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t'i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

Njoftimi

“Sot, ora 17:30, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Kanosja".

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën "Elez Isufi" në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se D.K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t'i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Gardës së Republikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos