
Policia e Brukselit ka kryer një operacion të madh, ku ka kryer kontrolle banesash në zona të ndryshme të kryeqytetit belg, mëngjesin e së martës, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Objektivi i tyre ka qenë mafia shqiptare dhe tregtia ndërkombëtare e drogës dhe e armëve. 30 persona janë arrestuar gjatë kontrolleve në Belgjikë, sipas prokurorisë federale.
Më shumë se 100 kontrolle të shtëpive u kryen gjithashtu në 7 vende të tjera evropiane, mes të cilave Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë. (A2 Televizion)