Ish-zv/ministrja e Brendshme, zyrtarisht e pandehur

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 11:31 | Kronikë
Ish-zv/ministrja e Brendshme, zyrtarisht e pandehur

Gjykata ka pranuar të marrë të pandehur zyrtarisht ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda, me akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm". Brenda dhjetë ditësh hidhet shorti, ku do të caktohet trupa gjykuese dhe seanca e parë, ku nis hetimi në themel nga SPAK.

Voda ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë ndikime të paligjshme”.

Ajo akuzohet nga SPAK se ka marrë para nga shtetasit Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për të ndikuar te zyrtarët në ish-Ministrinë e saj për t’i punësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos