
Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe ka arrestuar dy persona.
Në pranga u vunë 38-vjeçari A.K. dhe 23-vjeçari L.Z.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë kanabis, që ishte ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS. (A2 Televizion)