Kina “hakmerret”, merr kontrollin e konsullatës amerikane në Chengdu

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 08:49 | Bota

Kina nuk harron dhe pas dy ditësh “hakmerret” ndaj veprimeve të autoriteteve amerikane që hynë në ambientet e konsullatës së saj në Houston, nën akuzën se ishte bazë e një rrjeti spiunazhi.

Mëngjesin e së hënës, autoritetet kineze kanë marrë kontrollin e konsullatës amerikane në Chengdu, personelin e së cilës e kishin lajmëruar më herët që duhej të largohej.

Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë kureshtarë, të cilët panë forcat e policisë të hynin nga dera kryesore e godinës së konsullatës amerikanë në provincën e Sichuan.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar ndjeshëm përgjatë vitit të fundit, për shkak të luftës tregtare, pandemisë së koronavirusit dhe kritikat e Uashingtonit ndaj Pekinit për kufizimin e lirive në Hong Kong dhe Xinjiang.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shprehu zhgënjimin për këtë vendim të Partisë Komuniste Kineze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/25/amerikanet-futen-brenda-konsullates-kineze-ne-hjuston/

A2 CNN Livestream

Latest Videos