Producenti Weinstein dënohet me 23 vjet burg për abuzime seksuale

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 16:39 | Bota
Producenti Weinstein dënohet me 23 vjet burg për abuzime seksuale

Ish-producenti i fuqishëm në Holliwood, Harvey Weinstein është dënuar sot me 23 vjet në total me akuzën e abuzimeve seksuale ndaj dy grave në dy periudha të ndryshme.

Vendimi u mor nga Gjykata e Nju Jorkut, e cila gjykoi producentin si fajtor për përdhunimin e asistentes së tij Mimi Haleyi në vitin 2006, dhe të aktores Jessica Mann në vitin 2013.

Për akuzën e parë Weinstein do të dënohet me 20 vjet burg, për të dytën me tre.

https://a2news.com/2020/02/24/producenti-i-hollywood-weinstein-shpallet-fajtor-per-2-akuza-por-i-shpeton-burgimit-perjete/

Dënimi do të kryhet i tëri së bashku, sipas vendimit të gjykatës amerikane. Weinstein ishte i pranishëm gjatë leximit të vendimit, edhe pse nga gjendja e tij e rënduar shëndetësore ndodhet në karrocë, ndërkohë që viktimat përqafoheshin të çliruara.

Weinstein, diku një nga figurat më të njohura të industrisë kinematografike, është akuzuar vitet e fundit për një seri abuzimesh ndaj vartëseve dhe aktoreve që ai përfaqësonte.

Në 1998 fitoi Oskarin si producenti i “Shakespeare in Love”, dhe u lavdërua për filmat e Tarantinos si "Inglourious Basterds", "Django Unchained" dhe "The Hateful Eight", pa lënë mënjanë tituj të njohur si "Billie Elliott", "Gangs of New York", "Sin City", "Bad Santa" dhe "Malena", ndërsa vitet e fundit me denoncimin gjithmonë e më të shpeshtë të ngacmimeve të tij, që shpesh herë përfundonin në abuzime seksuale, ishte shndërruar në “armikun” e betuar të Holliwoodit dhe lëvizjes #Me Too. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos