
Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se është rritur ndjeshëm numri i ushtarakëve të prekur nga koronavirusi në aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”
Sipas Florence Parly më shumë se 1080 marinarë nga 2010 testime të kryera në bordin e mjetit lundrues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. 545 prej tyre kanë shfaqur simptoma ndërsa 24 janë dërguar në spital.
Ministrja Parly bëri me dije se është ende e paqartë se kur ka qenë prezent virusi në anije, duke qenë se ajo ka bërë vetëm një ndalesë në mes të marsit në portin e Brestit. (A2 Televizion)