Te Roma nuk ka më vend për të, Zaniolo shumë pranë klubit turk

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 13:10 | Futboll
Te Roma nuk ka më vend për të, Zaniolo shumë pranë

Nicolo Zaniolo te Galatasary është një hap larg zyrtarizimit. Pas dështimit të kalimit në Premier League te Bournemouth, duket se fati i yllit italian i cili nuk ka me vend në projektin e klubit kryeqytetas duket se do ta ketë fatin në kampionatin turk.

Ndonëse për 23-vjeçarin ndoshta nuk është aventura që kishte ëndërruar, situata e krijuar në Romë bën që ai ta shohë Turqinë si varkën më të mirë të shpëtimit. Galatasaray ka ofruar fillimisht 22 milionë euro plus edhe bonuse e cila është refuzuar momentalisht nga Roma sepse kërkon më shumë.

3 milionë euro në sezon pritet të përfitojë në Turqi futbollisti i kombëtares italiane. Megjithatë marrëveshja duket e arritshme dhe indiciet i jep edhe një “like” i Nicolo Zaniolos në një prej postimeve të fundit në rrjetet sociale të klubit turk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos