Tirana regjistroi fitoren e katërt me radhë në kampionat dhe konsolidon kreun. Bardheblutë triumfuan 2-1 në fushën e Egnatias, me Florjan Përgjonin që ishte protagonist absolut.
Në minutën e parë të ndeshjes ai realizoi golin e avantazhit të kryeqytetasve, teksa në shtesë u aktivizua si portier, pas dëmtimit të Bekajt dhe faktit që ekipi i kishte kryer të gjitha zëvendësimet.
25-vjeçari arriti të evitonte edhe golin e barazimit të Egnatias, duke mbajtur bardheblutë në vendin e parë. Ndërkohë, goli tjetër i takimit u realizua nga Hasani për Tiranën, ndërsa Dwamena shënoi për Egnatian.
Në takimet e së martës, spikat ndeshja në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Kukësit. Shkodranët synojnë të mos humbasin terren nga kreu, teksa Kukësi të vijojë ngjitjen dhe ti largohet zonës së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)