Tërmeti në Turqi, nën rrënoja ish-futbollisti i Chelsea

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 17:58 | Futboll

Bota u zgjua të hënën me lajmin e një tërmeti të tmerrshëm, me magnitudë 7.8, që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas raportimeve nga të dy vendet, deri tani ka më shumë se 2 300 viktima (1 500 në Turqi dhe më shumë se 800 në Siri). Autoritetet kanë paralajmëruar se shifra mund të jetë shumë më e lartë, për shkak të mijëra ndërtesave që janë shembur nga tërmeti.

Mes rrënojave është edhe Christian Atsu, ish-lojtar Chelsea dhe Newcastle, si dhe pjesë e përfaqësueses së Ganës. Futbollisti luan aktualisht në radhët e Hataysporit dhe provinca e Hatay ka qenë një nga rajonet më të prekura nga tërmeti.

Sipas raportimeve të mediave turke, Atsu është bllokuar nën rrënoja. Po këto media raportojnë se dy lojtarë të tjerë dhe dy anëtarë të stafit teknik të Hataysporit janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat.

Christian Atsu shënoi dje golin e fitores 1-0 në ndeshjen midis Hatayspor dhe Kasimpasa. Ky është sezoni i parë i ganezit në Turqi, i transferuar nga kampionati i Arabisë Saudite. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=9bOHWEUOFQU
https://a2news.com/2023/02/06/termete-te-fuqishme-ne-turqi-dhe-siri-mbi-1700-viktima-lagje-te-tera-te-rrafshuara/
https://a2news.com/2023/02/06/termetet-me-vdekjeprurese-gjate-dy-dekadave-te-fundit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos