Partizani mposhtet edhe nga Laçi, Tirana shkëputet në krye

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 20:54 | Futboll
Partizani mposhtet edhe nga Laçi, Tirana shkëputet në krye

Partizani është mundur edhe nga Laçi, duke e parë Tiranën e vendit të parë edhe më larg.

Të kuqtë humbën 2-1 ndaj bardhezinjve, duke e zgjatur në 5 serinë e ndeshjeve pa fitore në kampionat, duke u shkëputur 6 pikë larg kreut të klasifikimit.

Partizani kaloi i pari në avantazh me anë të Da Silvës, në minutën e 28, por Turkaj barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë (48).

Golin e fitores për miqtë e shënoi Shkurtaj, në minutën e 66.

Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e tretë të renditjes, me 29 pikë, dy më pak sesa Partizani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/pergjoni-nderon-tiranen-goleador-dhe-portier-emergjence/

A2 CNN Livestream

Latest Videos