
Përhapja e shpejtë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, po vë seriozisht në rrezik zhvillimin e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Lajmi është bërë i ditur nga media franceze, RMC Sport, e cila raporton se drejtuesit e Konfederatës së Afrikës janë trembur nga Omicron, ndërsa pakënaqësi janë shfaqur edhe nga klubet europiane, të cilat nuk duan të lëshojnë lojtarët e tyre në një moment delikat të sezonit.
Kupa e Kombeve të Afrikës është parashikuar të zhvillohet nga 9 janari deri në 6 shkurt.
Konfederata e Afrikës ka hasur në probleme të mëdha organizative dhe përplasjet me klubet europiane janë duke çuar në anulimin e këtij kompeticioni. (A2 Televizion)