
Një legjendë me emrin Ireen Wust.
Holandezja 35-vjeçare, e cila konkurron në garat e shpejtësisë në patinazh, hyri në histori pas pjesëmarrjes në Lojërat Dimërore “Pekin 2022”.
Ajo triumfoi garën e distancës së 1500 metrave dhe u bë sportistja e parë në histori që fiton të paktën një medalje të artë në 5 olimpiada të ndryshme, duke përfshirë këtu edicionet verore apo dimërore të Lojërave. (A2 Televizion)