
E diela mbylli dhe gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në Basketbollin për meshkuj.
Tirana arriti të mposhtë mes vështirësive Teutën në një ndeshje sa të bukur aq dhe emocionuese deri në sekondën e fundit.
Bardheblutë triumfuan 82-76 përballë durrsakëve që u përpoqën deri në fund. Më i miri i parketit ishte Julian Hamiti me 34 pikë dhe 12 topa në tabelë.
Ndërkaq në ndeshjen tjetër Vllaznia arriti të fitonte 90-88 me Kamzën në Shkodër duke prerë kështu një biletë më tej.
Finalja do të jetë një klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë. Dueli luhet sot në orën 18:00 në palestrën “Farie Hoti”. (A2 Televizion)