Rekord në ski alpine, fenomeni Johan Clarey, medalje në moshën 41-vjeçare

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 17:11 | Sporte të tjera

Një personazh për të cilin ia vlen të flitet është edhe Johan Clarey. Skiatori francez vendosi një primat të jashtëzakonshëm.

Në moshën 41-vjeçare, ai bëhet sportisti më i vjetër që arrin të fitojë një medalje olimpike në garën e skive alpine, në disiplinën e skijimit të lirë.  

Gara e parë për të ka qenë Botërori i skive në vitin 2003. Gjatë karrierës 19-vjeçare dhe 216 garave, ai nuk ka fituar kurrë vendin e parë.

Johan Clarey

Edhe tashmë Clarey u pozicionua vetëm i dyti, duke fituar medaljen e argjendtë, por aq i mjaftoi të vendoste një rekord, duke kaluar me 5 vjet primatin e mëparshëm.

Gara, në disiplinën spektakolare dhe të shpejtë të skijimit të lirë, u fitua nga zvicerani Beat Feuz, ndërkohë që Clarey erdhi para austriakut Mathias Mayer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos