Tymi i kaldajave ndërpret mësimin në shkollën e muzikës në Durrës

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 11:37 | Aktualitet
Tymi i kaldajave ndërpret mësimin në shkollën e muzikës

Paraditen e sotme pranë shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, për shkak të një defekti në kaldajat, të cilat janë ndezur për ngrohje, është krijuar tym në disa klasa dhe për këtë arsye është ndërprerë mësimi.

Nuk raportohet për fëmijë të lënduar apo të dëmtuar. Liceu Artistik "Jan Kukuzeli", shkolla është e rikonstruktuar dhe me kaldajë të re, por ka pasur pak tym në mëngjes, pasi nuk është djegur mirë peleti. Janë hapur dritaret dhe mësimi ka vijuar normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos