Omicron mes nesh? Brataj: Dyshime për praninë e tij, po diskutohen masat

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 19:47 | Aktualitet
Omicron mes nesh? Brataj: Dyshime për praninë e tij, po diskutohen

Shtohen dyshimet për qarkullimin e variantit “Omicron” edhe në vendin tonë. Sinjalet vijnë nga terreni dhe niveli real i sëmundshmërisë në këtë periudhë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë për A2 se  shumë qytetarë nuk kërkojnë më kryerjen e tamponit dhe as ndihmën e urgjencës, në ditët e para të sëmundjes që ngatërrohet me  gripin.

Mbarë bota po i trembet variantit të ri për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe frikës së kolapsit në spitale.

Komiteti i ekspertëve pritet të mblidhet këtë javë për të diskutuar masat anti-Covid në prag të festave dhe me rrezikun e ri, “Omicron”. Për Bratajn kufizimet shtesë do të ishin të kota nëse nuk zbatojmë masat në fuqi.

Referuar të dhënave zyrtare, ditët e fundit infektimet nga koronavirusi kanë pësuar rritje, situatë që në spitale reflektohet javë më vonë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Gjermania për praninë e Omicron në vendin tonë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos