Omicron në Shqipëri, specialist i ISHP: Rastet janë të lehta, ka qarkullim intensiv të Deltës

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 20:07 | Aktualitet
Omicron në Shqipëri, specialist i ISHP: Rastet janë të

“Dy personat e parë të infektuar janë rezidentë në Shqipëri, por janë familjarë të personave të ardhur nga vendet e Europës Perëndimore. Nga 300 mostra, vetëm 2 kanë dalë pozitive. Bëhet fjalë për një person që kishte ardhur nga Gjermania të takonte familjarët e tij rreth datës 28 nëntor. Si personat e infektuar me Omicron, si personi i dyshuar si hallka lidhëze, kishin simptoma të sëmundjes. Ata kanë rezultuar pozitivë, por janë raste relativisht të lehta”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN Alban Ylli, specialist i ISHP, teksa dha detaje në lidhje me dy rastet e konfirmuara me Omicron në Shqipëri.

Më tej, ai u shpreh se duket qartë se Omicron nuk ka asnjë influencë në këto dy apo tre javë të qarkullimit të virusit.

Po me variantin Delta çfarë po ndodh në Shqipëri? “Varianti Delta ende nuk e ka shprehur të gjithë potencialin e tij. Ka një qarkullim intensiv të tij dhe risku mbetet i lartë. Lajmi i mirë është se duket sikur piku i këtij varianti ka kaluar në Shqipëri, ndoshta që në vjeshtë”, u shpreh Ylli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/23/omicron-ne-shqiperi-sulcebe-festat-do-te-shtojne-rastet-por-eshte-rritur-imuniteti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos