Omicron në Shqipëri, Sulçebe: Festat do të shtojnë rastet, por është rritur imuniteti

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 20:13 | Aktualitet
Omicron në Shqipëri, Sulçebe: Festat do të shtojnë

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, i ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN foli për situatën e pandemisë në vendin tonë, kur tashmë janë konfirmuar edhe dy rastet e para me variantin e ri, Omicron.

Imunologu u shpreh se Omicron përhapet më lehtë, por tashmë popullatë është me një gjendje imunitare krejtësisht tjetër me një vit më parë.

“Po përjetojmë evolucionin e një pandemie që ndodh njëherë në një shekull. Omicron e gjen popullatën me një gjendje imunitare krejt të ndryshme krahasuar me një vit më parë. Në fund të qershorit, kemi qenë në 75% individë që ose e kishin kaluar koronavirusin ose ishin vaksinuar. Delta është në rënie e mund të zëvendësohet nga Omicron, por situata e popullatës është krejt e ndryshme. Megjithatë, është e domosdoshme që të rritet shtresa e vaksinimit. Del e domosdoshme që të rivaksinohemi, sidomos për të moshuarit.

Është e pritshme që me ardhjen e emigrantëve, do të rrisin rastet me Omicron. Moshat mbi 50% vjeç duhet të rivaksinohen për të përballuar këtë valë”, tha Sulçebe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos