
Gjashtë artistë të rinj, emrat e të cilëve kur i lexon janë thuajse të panjohur, janë bërë bashkë në një kënd të kryeqytetit që i jep mundësinë të rinjve të kenë një hapësirë ekspozimi për artin e tyre, për përvojën që i lidh me skenat dhe për emocionet e tyre.
Kjo tablo vjen e realizuar nga një student i regjisë, aktrimit e që përveç oborrit të Universitetit të Arteve dhe ndjesive të tij, duket sikur nuk e lidh shumëçka me artin vizual.
E tillë është edhe puna e një studenteje të Arkitekturës. Por, të gjitha ekspozohen në një galeri të artit vizual dhe bashkë i bën kuratori Edison Çeraj.
Janë në fakt disa elemente të lëvizjes dhe ngrirjes së momentit që bëhen të dukshme në ekspozitën e çelur në Galerinë 70.
Mediumet e ndryshme artistike janë një karakteristikë e kësaj lirie që rrëfejnë të rinjtë. Aty do të gjeni përtej pikturës, edhe grafikën, edhe video-instalacionin. (A2 Televizion)