
Kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit delegacionet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe mikpritësit Edi Rama, ku do të konsumojnë darkën zyrtare dhe pjesën e parë të agjendës dy ditore të takimit të radhës në kuadër të nismës së “Open Balkan”.
Ajo që të bën përshtypje në këtë lokacion ku është caktuar kjo pikë e parë e axhendës është se kryeministri Rama e pret lideri serb aty ku takoi disa javë më parë dhe kabinetin qeveritar të Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti.
Forca të shumta kanë shoqëruar delegacionet në restorant, kjo edhe pas protestës së zhvilluar në Tiranë më herët kundër “Ballkanit të Hapur”. (A2 Televizion)