Protesta për “Open Balkan”, Berisha: Rama e Vuçiç kundër Kosovës. Edhe Basha përgjegjës

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 18:50 | Politikë
Protesta për “Open Balkan”, Berisha: Rama e Vuçiç

Thirrja e Sali Berishës për të protestuar kundër “Open Balkan” u dëgjua nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Ish-Kryeministri iu drejtua selisë së partisë, jo për të hyrë brenda në selinë e PD, por për të drejtuar protestuesit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

9 personalitete kishin zgjedhur për të mbajtur fjalime në “Foltoren” poshtë zyrës së Edi Ramës ku krahas atyre që i qëndruan në krah Berishës, emrin e kishte edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli në vitet kur Kosova u shpalli pavarësinë, dhe ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani.

Fryma e liderit u dallua tek karikimi i turmës. Ish-kryeministri listoi ata që ai i konsideron si personat që punojnë kundër shtetit shqiptar.

“Protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse MiniBallkani është projekti me të cilin Vucic dhe Rama kanë rrethuar Kosovën dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj”, u shpreh Berisha.

Fjalimin e kishte përqendruar vetëm për Edi Ramën duke i lëshuar edhe një kërcënim poshtë zyrës së tij.

“Ky uragan nuk ndalet më. Prandaj e paralajmëroj Ramën: mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë do të shtypësh shumicën. Ne nuk ka forcë që na ndalon. Ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera deri sa ta çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti”, u deklaroi ish kryeministri.

Për 90 minuta protesta shkoi paqësisht ku i vetmi incident që u regjistrua djegia e flamurit serb. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/20/serbia-e-vucic-rusia-e-vogel-berisha-eshte-rrezik-per-paqen/
https://a2news.com/2021/12/20/berisha-ne-proteste-sapo-te-jemi-ne-qeveri-do-te-zhbejme-projektin-e-ballkanit-te-hapur/
https://a2news.com/2021/12/20/protesta-deri-ne-largimin-e-narkoshtetit-berisha-afera-430-milione-euro-e-inceneratoreve-nuk-mbyllet-me-lefter-koken/

A2 CNN Livestream

Latest Videos