“Serbia e Vucic, Rusia e vogël”, Berisha: Është rrezik për paqen

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 18:12 | Politikë
“Serbia e Vucic, Rusia e vogël”, Berisha: Është

Gjatë fjalimit të tij në protestën e sotme kundër Open Ballkan, Sali Berisha cilësoi Serbinë e Vucic si një rrezik për paqen dhe një aleat i Vladimir Putin, më shumë se kur në pushtet ishte diktatori Sllobodan Milloshevic.

“Protesta jonë është për vokacionin europian të kombit shqiptar. Vucic ka ardhur këtu si udhëheqës i Ballkanit të Hapur, Aleancës Trilaterale. Por i tillë nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë, sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës tënde qëndron ideja e serbomadhnisë, për të shndërruar rajonin në zonë influence të Putinit.

Sot Serbia e Vucic më shumë se në kohën e Milloshevicit, duket si një Rusi e vogël, përfaqëson rrezik për paqen. Të kërkojnë falje dhe mos të mohojnë gjenocidet në Srebrenicë, të kërkojnë falje për krimet ndaj shqiptarëve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/20/berisha-ne-proteste-sapo-te-jemi-ne-qeveri-do-te-zhbejme-projektin-e-ballkanit-te-hapur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos