Operacion i policisë në Vlorë, ndalohen disa persona

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 22:55 | Kronikë
Operacion i policisë në Vlorë, ndalohen disa persona

Policia e Vlorës ka kryer një operacion “blitz” mbrëmjen e sotme.

Policia ka ngritur disa postoblloqe në pika të ndryshme të qytetit.

Kontrollet po bëhen për persona të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë dhe personat që thyejnë arrestet e gjykatës.

Burime thanë për A2 se janë ndaluar disa persona për vepra të ndryshme penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos