Operacion kundër lëndëve narkotike, 14 të arrestuar, shumica nga e njëjta familje

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 10:57 | Kronikë

14 persona, pjesa më e madhe nga e njëjta familje, janë arrestuar në Mat, pasi akuzohen se janë të përfshirë në një organizatë kriminale që merret me trafikun e lëndëve narkotike.

Në operacion morën pjesë strukturat e Hetimit të Krimeve në DVP Dibër, dhe të Komisariatit të Policisë Mat, në koordinimin e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë, DVP Durrës e FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat.

Në pranga përfunduan

Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat

Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Idajet Koleci, 43 vjeç,  lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Albert Koleci, 40 vjeç,  banues në fshatin Lam i Madh.

Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.

Agim Koleci, 29 vjeç,  lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.

Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

“Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike”, tha policia.

Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste: 

Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithsej 89 bimë.

Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithsej 95 bimë.

Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithsej 99 bimë.

Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithsej 61 bimë.

Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithsej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizator i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore,  organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartpërmendur”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos