
Një operacion i gjerë policie në kryeqytet ka sjellë arrestimin e dy personave të akuzuar për vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, në banesën e një sipërmarrësi në Nikël të Krujës, Nazmi Çangut.
Operacioni, i zhvilluar kryesisht në zonën e Yzberishtit, solli në arrestimin në flagrancë të shtetasit Saimir Kuçi, ndërkohë që një person i dytë, shtetasi Artan Prenga, ende po kërkohet nga policia.
Gjatë kontrollit të këtyre banesave u sekuestruan ndër të tjerat, pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, si dhe 14 telefona, dhe sende të tjera me vlerë.
Personat e akuzuar, ndoshta në bashkëpunim me të tjerë, akuzohen për vjedhjen në banesën e Nazmi Çangut dhe dhunën ndaj tij me datë 24 tetor. Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)