
Policia e Durrësit ka arrestuar një person për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrethi”, efektivët kishin siguruar informacion për një person nga Fushë Kruja që po transportonte lëndë narkotike.
Kështu, në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit policia ndaloi një mjeti tip Benz brenda të cilit u gjetën 46 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Drejtuesi i mjetit K.V. 48 vjeç u arrestua në kushtet e flagrancës dhe do të gjykohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)