
Policia italiane dhe ajo amerikane ndërmorën një operacion të koordinuar kundër familjeve mafioze që po përpiqeshin të rindërtonin bazën e pushtetit në Sicili.
Hetuesit italianë bënë me dije se mbi 200 policë, përfshirë agjentë të FBI-së, lëshuan 19 urdhër arreste që shënjestruan klanin Inzerillo në kryeqytetin sicilian të Palermos dhe familjen Gambino në Nju Jork.
Hetimet zbuluan lidhjet e forta mes rrjeteve kriminale në të dyja vendet. Krimi i organizuar në Sicili, i njohur si Cosa Nostra ka notuar në ujëra të pasigurt që prej vdekjes në burg të kryemafiozit Toto Riina, në 2017-tën.
Riina i dha nismë një luftë të egër mafioze në ishullin mesdhetar në vitet 80-të, duke detyruar familjen Inzerillo të arratisej në Shtetet e Bashkuar, pasi vetë klani i saj mori kontrollin e territorit në periferitë e Palermos.
Që prej atëherë familja është përpjekur të rifitojë terrenin e humbur. Policia tha se personat e arrestuar të mërkurën përballen më një sërë akuza, si pjesëmarrje në aktivitete mafioze, rrëmbime të rënda, mashtrim dhe konkurrencë të padrejtë. Mes të arrestuarve janë Francesco e Tommaso Inzerillo, vëllai ai Totuccio Inzerillo, bosi i vrarë nga Korleonët dhe Salvatore Gambino, kryenashkiak i Torretës, në Palermo. U sekuestruan të mira material prej 3 milion eurosh. (A2 Televizion)