Operohet në Romë Papa Françesku

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 20:56 | Bota

Papa Françesku kreu një ndërhyrje kirurgjikale këtë të diel në politklinikën Gemelli në Romë. Sipas mediave italiane, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për një stenozë divertikulare të zorrës së trashë.

Ndërhyrja kirurgjikale, e kryer nga Profesor Sergio Alfieri, ka shkuar mirë, ndërsa 84-vjeçari do të qëndrojë në spital të paktën mbrëmjen e së dielës.

Ndërkaq, Papa Françesku ka njoftuar se planifikon ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë gjatë muajit shtator. Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij në një ngjarje fetare në Budapest më 12 qershor dhe tha se të njëjtën ditë do të udhëtonte për në Sllovaki. Vatikani njoftoi se Papa Françesku do të vizitojë Bratisllavën, Presovin, Kosicen dhe Sastinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos