45 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një avion i Forcave Ajrore në Filipine u rrëzua dhe shpërtheu në flakë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesditës së të dielës në qytetin Patikul, ku avioni po tentonte të ulej në pistë, por doli jashtë saj dhe u përplas me rrethimin.
42 nga viktimat ishin ushtarë që ndodheshin në avion, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 3 persona që ndodheshin në tokë.
49 personel ushtarakë dhe 4 civilë u plagosën dhe u dërguan në spital, ndërsa 5 ushtarë të tjerë aktualisht janë të zhdukur.
Në bordin e avionit Lockheed C-130 Hercules ndodheshin 96 persona, duke përfshirë 3 pilotët, të cilët mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)