Opinioni i Venecias, reagon Kushtetuesja: Çështja dhe objekti janë të ndryshme nga më parë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 12:18 | Aktualitet
Opinioni i Venecias, reagon Kushtetuesja: Çështja dhe objekti

Gjykata kushtetuese ka reaguar lidhur me vendimin për ta çuar në Venecia, çështjen e legjitimitetit të 30 qershorit. Në reagimin e saj gjykata sqaron se; Objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet opinion i Venecias janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme, të cilat Gjykata Kushtetuese pa dyshim i mban gjithmonë në konsideratë.

Gjykata kushtetuese thekson me tej se; Çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm.

Gjykata kërkon që kjo çështje të mos politizohet dhe të pritet gjykimi. Ky reagim i gjykatës vjen pas diskutimeve se ekspertët e Venecias janë shprehur njëherë mbi këtë çështje pas dekretit të Presidentit Meta qe zhdekretoi zgjedhjet.

Në atë kohë venecia vlerësoi se bojkoti nga një palë politike nuk përbën argument për të anuluar zgjedhjet.  Por gjykata kushtetuese argumenton se objekti këtë herë është i ndryshim, ndaj dhe duhet ekspertiza ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos