Opozita përcakton ekipin e saj të ekspertëve në tryezën për reformën zgjedhore

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 17:09 | Politikë
Opozita përcakton ekipin e saj të ekspertëve në tryezën

Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ka caktuar ekipin e saj të ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore.

Burime për A2 konfirmojnë se formula do jetë 4 ekspertë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Mësohet se ekspertët e opozitës do të jenë: Ivi Kaso-PD; Arjan Madhi-PR; Shkëlqim Sulo- PDIU; Muharrem Caka-LSI.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik u ra dakord që me caktimin e ekspertëve të niste menjëherë puna për ndryshimet në kodin zgjedhor.Po ashtu, në dokumentin e përbashkët është shkruar se Reforma Zgjedhore do të jetë përfunduar më 15 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos