Përplasja për Kushtetuesen, edhe Presidenti Meta i drejtohet Venecias

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 15:57 | Politikë
Përplasja për Kushtetuesen, edhe Presidenti Meta i drejtohet Venecias

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit te Venecias, me një seri pyetjesh mbi shkeljet se pretendon se ka kryer Kuvendi i Shqipërisë me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit i drejtohet Venecias, në kushtet kur edhe Kuvendi i është drejtuar ekspertëve me pretendimin se është Presidenti që ka shkelur ligjin me përzgjedhjen e anëtarëve te Kushtetueses.

https://a2news.com/2020/01/10/shkarkimi-i-presidentit-a2-zbardh-pyetjet-finale-per-komisionin-e-venecias/

Ekspertët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë në 13 dhe 14 shkurt në një mision fakt-mbledhës, pas kërkesës së mazhorancës.

Kjo është përplasja e dytë në Venecia e Presidentit dhe mazhorancës, pas asaj për shtyrjen e zgjedhjeve vendore nga kreu i shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/08/venecia-serish-ne-tirane-mision-faktmbledhes-per-presidentin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos