Orban kritikon procesin e zgjerimit: Kapaciteti i Evropës është në rënie e sipër

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 11:43 | Politikë
Orban kritikon procesin e zgjerimit: Kapaciteti i Evropës është

Kryeministri hungarez, Orban kritikoi ashpër në Tiranë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij po ecën me hapa shumë të ngadalta.

Kreu i qeverisë hungareze u shpreh se Evropa është duke kaluar një situatë të vështirë ekonomike dhe se rezervat e saj ndodhen në Ballkan, për këtë arsye ky rajon duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e unionit.

“Jemi në një kohë të vështirë, pasi kemi të bëjmë me një rindarje ekonomike që po ndikon në Evropën e sotme. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime dhe përpjekjet kanë pasur pak rezultate. Kapaciteti i Europës është në rënie e sipër. Çështja është si ta konsiderojmë sot Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e tij. Mendoj se rritja ekonomike dhe rezervat e saj janë në Ballkan. Nuk gjenden në vend të tjera. Nuk jam në gjendje të përmend një vend evropian që ka rezerva. Procesi i zgjerimit po ecën shumë ngadalë. Shqipëria priti 13 vjet për të ardhur në fillimin e negociatave. Pas 10 vitesh nëse perspektivat janë të sakta mendoj se vetëm Gjermania do të mbetet mes 10 vendeve të zhvilluara të botës. Nëse zgjerimi do të vijojë kaq ngadalë nuk e di si do t’ia bëjë Evropa në të ardhmen. Hungaria do të vijojë të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, tha mes të tjerash Orban. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos