Organizim i ri për bashkitë, Rama: Me emërimet e drejtorëve merrem personalisht

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 11:45 | Politikë
Organizim i ri për bashkitë, Rama: Me emërimet e drejtorëve

Për mëse tre muaj pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, socialistët nuk zgjidhën dot mes vetes pa krijuar pakënaqësi, mollën e sherrit, çështjen e emërimit të drejtorëve të rinj.

Ndaj, në lojë do të hyjë vetë kryesocialisti Edi Rama. Burimet nga mbledhja e grupit të rajonit të veriut, ku nuk munguan përplasjet, i thanë A2 se do të ketë një mbledhje të veçantë për emërimet në fillimjavën e ardhshme.

Deputeti Paulin Sterkaj ka qenë ndër të parët që ka replikuar me Ramën, duke e konsideruar emërimin e drejtorëve si tender. Kryesocialisti kundërshtoi: “Kishit detyrë të zgjidhnit këtë situatë. Ende është e pazgjidhur. Tani do ta ndjek vetë. Ne nuk merremi me emra, do të merremi me kriteret. Kush i përmbush, kalon”. 

Shefi i Selisë Rozë u përball edhe me kërkesën e Tom Doshit, i cili gjithashtu kërkon pjesë nga torta në Bashkinë e Vaut të Dejës: “Në zgjedhje kemi kontribuar, nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës të na takojë ne”.

Gjithashtu, PS ka përgatitur një organigramë të re për administratën e bashkive. Ato do të funksionojnë shumë shpejt si bashki të mëdha, të mesme dhe të vogla. Organizimi i është besuar Ilir Beqajt.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos