Arma e re e Rusisë, sistemi raketor hipersonik vendoset në shërbim

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 12:48 | Bota
Arma e re e Rusisë, sistemi raketor hipersonik vendoset në

Rusia ka vendosur në shërbim sistemin avangard raketor hipersonik.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, që nuk ka bërë publik vendndodhjen e tij.

Megjithatë, zyrtarët rusë lanë të kuptohet se sistemi raketor është vendosur në Malet Urale.

Presidenti Vladimir Putin thotë se arma e re është në gjendje të fluturojë 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Sipas tij, kjo e vendos Rusinë përpara shteteve të tjera sa i përket armatimit.

Kremlini pretendon se raketa nuk mund të ndiqet dhe as rrëzohet nga asnjë lloj sistemi antiraketor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos