Sulmi me autobombë shkakton të paktën 90 viktima në Somali

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 17:05 | Bota

Shpërthimi i një makine bombë iu mori jetën 90 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë në një pikë kontrolli në kryeqytetin e Somalisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në Mogadisho, në një kohë kur kjo pikë kontrolli frekuentoj nga një numër i madh njerëzish.

Autoritetet lokale raportojnë se mes viktimave ka disa shtetas turq, një të madh studentësh si dhe 17 policë. Bilanci pritet të rritet në orët në vijim për shkak të numrit të madh të të plagosurve rëndë.

Deri në këto momente asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, megjithatë ai mendohet të jetë vepër e militantëve të Al Shabab, të cilët në vazhdimësi kanë ndërmarrë akte të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos