Osmani në spitalin e Sofjes: Të mbijetuarit janë mirë, kthehen në Shkup së shpejti

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 11:33 | Ballkani
Osmani në spitalin e Sofjes: Të mbijetuarit janë mirë,

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vizitoi spitalin Pirogov në Sofje, ku takoi shtatë të mbijetuarit të aksidentit tragjik në Bullgari. Duke cituar drejtorinë e spitalit, ai tha se të mbijetuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për 1 ose 2 ditë do të transferohen drejt Shkupit.

Osmani shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të organeve shëndetësore bullgare, ndërkohë që raportohet se me të mbijetuarit u takua edhe kryeministri, Zoran Zaev.

https://a2news.com/2021/11/23/12-femije-mes-viktimave-te-aksidentit-tragjik-ministri-i-brendshem-bullgar-nuk-kisha-pare-asnjehere-dicka-te-ngjashme/

Të paktën 45 persona humbën jetën, pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore, mes tyre 12 fëmijë. Pasagjerët ishin me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.  Ngjarja ndodhi në një autostradë pranë fshatit të Bosnek, në orën 2 të mëngjesit. Autobusi me rreth 52 persona në bord, i përkiste agjencisë turistike Besa Trans, e cila organizonte udhëtime në Stamboll. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/23/perplaset-dhe-merr-flake-autobusi-ne-bullgari-vdesin-45-persona-kryesisht-turiste-shqiptare-nga-maqedonia-e-veriut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos