Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur, 12 persona në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 17:47 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur, 12 persona në gjendje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2419 testime, nga të cilat 300 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 2 qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa 934 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë, në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.

Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          300

Të shëruar në 24 orë       934

Të shtruar në spitale       91

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 2,419

Testime totale                1,722,215

Raste pozitive                 269,601

Raste të shëruara           259,999

Raste Aktive                    6,170

Humbje jete                     3,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2,158

Fier                  859

Vlorë               569

Elbasan           528

Berat                444

Shkodër           328

Lezhë               330

Gjirokastër     229

Durrës              220

Korçë               182

Kukës               172

Dibër                45 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos